Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Policia bën të ditur se xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj ka vrarë nipin e tij B.J 10-vjeçar aksidentalisht me çifte duke i shkaktuar vdekjen të miturit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55 në fshatin Samrisht të Shkodrës.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi 68-vjeçari, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.