Vrasja në Korçë/ Policia shoqëron djalin e viktimës, goditi me grushte autorin

9 August 2022, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Korçë/ Policia shoqëron djalin e viktimës,
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat Erion Sotirin, i biri i Nesti Sotirit i cili u vra me thikë nga Velo Azisllari. Erion Sotiri është thirrur për të dëshmuar si dëshmimtar i vetëm i ngjarjes tragjike të regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrëmbec të Maliqit.

Dyshohet se Erion Sotiri ka goditur me grushte Velo Azisllarin, pasi ky i fundit i nguli thikën babait të tij. Ngjarja ka ndodhur pranë stallave me bagëti të autorit dhe viktimës.

Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë qentë e Velo Azisllarit, të cilët i janë sulur Nesti Sotirit dhe ky i ka goditur. Por, për goditjen e qenëve nuk i ka ardhur mirë Azisllarit, i cili goditi me thikë Sotirin duke e lënë të vdekur.


Video