Arrestohet vlonjati që tërhoqi zvarrë qenin duke e lidhur pas makinës (EMRI+VIDEO)

9 August 2022, 17:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet vlonjati që tërhoqi zvarrë qenin duke e lidhur pas
Momenti kur qeni tërhiqet zvarrë

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që tërhiqte zvarrë një qen me makinë, pas publikimit të pamjeve në rrjet.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Shpëtim Hajrulla, i cili drejtonte mjetin. Nga pamjet e publikuara, shihej se Hajrulla e kishte lidhur qenin pas makinës dhe e tërhiqte zvarrë duke evur me një shpejtësi të lartë.

Hajrulla rrezikon gjobë deri në 6 muaj burgim.




Video