Del data, ja kur nis Viti i ri Akademik 2022-2023

9 August 2022, 17:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del data, ja kur nis  Viti i ri Akademik 2022-2023
Fakulteti i Shkencave Sociale

Universiteti i Tiranës njofton se Viti i ri Akademik 2022-2023 do të fillojë në datën 17 tetor 2022. Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet socile, ku ka postuar dhe vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Viti i ri Akadeik fillon më 17 tetor 2022 dhe do të përfundojë më 29 shtator 2023.

Njoftimi i plotë:

Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.

Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë.


Video