Ditën e nesërme do t'ju jepet lamtumira e fundit, çiftit shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij Ornela Shehi, të cilët humbën jetën tragjikisht pak ditë më parë duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin në New York.
Ata do të prehen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe jetonin prej vitesh së bashku me dy fëmijët e tyre.
“Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjërë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu” thuhet në një njoftim.
Dyshohet se Florindi hodhi fillimisht Ornelën nga kati i gjashtë dhe më pas u hodh edhe vetë, teksa lanë pas dy fëmijë të mitur jetimë dhe ishin në pritje të një fëmije të tretë. Florind Belliu vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi nga Federata Vatra, Gazeta Dielli:
Nesër, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliu
Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjërë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.
Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.
Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.
Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit.
Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen.
Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë.