
Që në ditët e para të protestave kundër projektit në Zvërnec, në rrjet nisi një manipulim i frikshëm, sikur kjo tokë po i falje Izraelit.
Me mijëra komente vërshuan rrjetin pastaj, nxitur edhe nga foto të manipuluara, sikur Izraeli po pushton Shqipërinë.
Ky manipulim i frikshëm, edhe pse tashmë është e qartë se në Zvërnec dhe Sazan, investitorë janë dhëndri i Donald Trump dhe një kompani e fuqishme nga Katari (jo izraelitë, por myslimanë), vazhdon ende.
Madje ishte prezent edhe në protestën e kësaj të marte para Kryeministrisë, ku protestues të ndryshëm u shfaqën me pankarta në dorë, me Edi Ramën të veshur si rabin izraelit.
Kjo tregon qartazi, se pas kësaj qendron një dorë, që po manipulon me qëllim realitetin dhe protestën.
Dhe këtë e bëjnë, me qetësinë më të madhe!
Tani mirë bëjnë që dalin e protestojnë, se janë në të drejtën e tyre.
Por të paktën mos të ngatërrohen me njëri-tjetrin, se thonë që kanë dalë për Zvërnecin, jo kundër Izraelit!
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016