Izolohet me 1 vit në regjimin “41 bis” Fatmir Pjetri, anëtari i “Bandës së Babagjyshëve”

5 April 2024, 21:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izolohet me 1 vit në regjimin “41 bis” Fatmir Pjetri,
Fatmir Pjetri

Fatmir Pjetri, i njohur si një prej anëtarëve të bandës famëkeqe të Babagjyshëve është izoluar në “41 biss”.

Regjimi “41 biss” parashikon izolimin e të dënuarit brenda burgut, me qëllim t’i ndërpresë të gjitha komunikimet me botën e jashtme. Mbetet e paqartë se përse është marrë ky vendim për Pjetrin i cili do të qëndrojë në izolimin e rreptë për plit 1 vit.

Kërkesa për izolimin e tij është bërë nga SPAK, dhe është miratuar nga Ministria e Drejtësisë.

Pukjani Fatmir Pjetri u ekstradua drejt vendit tonë në vitin 2019. Ai është i dënuar me 30 vite burg për grup kriminal, vjedhje me dhunë dhe veprime në kuadër të grupit kriminal.

Në vitin 2013 ai iu bashkua “Bandës së Babagjyshëve” së bshku me Ilir Kupën, që konsiderohet si koka e grupit, Agustin Sula, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.

Pjetri ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e kryera me armë dhe dhunë, nga Tirana në Lezhë, Berat, Fushë-Krujë, Kuçovë, Durrës, Laç dhe Shkodër.

Grabitja më e famshme ishte ajo e një argjendarie brenda një qendre tregtare në Tiranë, ku ata ishin veshur si babagjyshë, duke i dhënë dhe emrin bandës.


Video