Raporti i EUROPOL: 821 grupe kriminale me 25 mijë anëtarë operojnë në Europë, shqiptarët trafikojnë kokainë dhe heroinë

5 April 2024, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti i EUROPOL: 821 grupe kriminale me 25 mijë anëtarë
Selia e EUROPOL

Plot 821 rrjete kriminale kërcënojnë të minojnë sigurinë e Bashkimit Evropian, sipa agjencisë policore evropiane EUROPOL.

Bandat profesionale, shumë prej të cilave veprojnë ndërkombëtarisht, kanë më shumë se 25,000 anëtarë, thuhet në raportin mbi krimin e organizuar të paraqitur në Hagë.

“Krimi i rëndë dhe i organizuar është i përhapur dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian”, thekson Europol pas studimit të të dhënave nga 27 vende anëtare të BE-së dhe 17 vende partnere të Europolit.

Raporti fokusohet në rrjetet më të rrezikshme dhe mënyrën se si ato funksionojnë, duke i përshkruar ato si “shumë profesionale, fleksibël, kontrolluese dhe shkatërruese”.

Europol emëroi familjen e fuqishme Ndrangheta në Itali si shembull kryesor, me fitime nga trafiku i drogës dhe armëve që investohen në të gjithë Evropën në prona, supermarkete dhe hotele.

Në raport theksohet se grupet kriminale shqiptare merren kryesisht me trafikun e heroinës dhe kokainës.


Video