“Ish-këshilltarja me mbi 500 mijë euro në shtëpi, a do e hetojë SPAK pasurinë e Arben Ahmetajt”?

8 January 2023, 17:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ish-këshilltarja me mbi 500 mijë euro në shtëpi, a do
Arben Ahmetaj dhe Alda Klosi

Zyrtari i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, duke komentuar rastin e Alda Klosit, ish-shefe kabineti e Arben Ahmetajt që iu vodhën qindra mijë euro në shtëpi, ngre pyetjen se sa pasuri mund të ketë vetë Arben  Ahmetaj, apo zyrtarë të tjerë si Taulant Balla apo dhe vetë kryeministri Edi Rama. Bozdo ngre edhe pyetjen nëse SPAK do ta hetojë këtë rast.

“Alda Klosi, ish-shefe kabineti e Arben Ahmetajt, përgjegjëse për PPP/koncesionet, si dhe këshilltare në Kryeministri, paska patur të fshehura mbi 500 mijë euro në shtëpi, të cilat ia paska vjedhur punëtorja e pastrimit. Ironi pafund kjo...

Kini parasysh që A.K. është një nivel thuajse i parëndësishëm në qeveri dhe që kur ajo paska një pasuri të tillë, mund të imagjinoni pasurinë e Ahmetajt, Ballës, Gjiknurit, Ramës etj...

Për këtë arsye, "policia që duam" e mban të fshehtë faktin prej disa ditësh.

Të shohim se çfarë do të bëjë SPAK në këtë rast, por gjithsesi, me apo pa SPAK, kjo ngjarje dëshmon për nivelin e megahajduterisë, vjedhjes, korrupsionit dhe gjithë maskarallëqeve të mundshme që një qeveri mund të këtë”, shkruan Bozdo në Facebook.

 


Video