Vdes në burg Enver Sheshi/ U ri-arrestua për evazion me inceneratorët, edhe pse ishte dënuar për të njëjtën çështje

8 January 2023, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes në burg Enver Sheshi/ U ri-arrestua për evazion me
Enver Sheshi

Vdes në burg një nga të arrestuarit për çështjen e inceneratorëve.

Enver Sheshi pësoi arrest kardiak ditën e djeshme në Burgun 313 në Tiranë.

I ndjeri kishte kërkuar zëvendësimin e masës për shkaqe shëndetësore.

Ai ishte rënduar psikologjikisht nga akuzat, të cilat i konsideronte të padrejta.

Mësohet se Sheshi i ka parashtruar shkaqet shëndetësore në Apelin e GJKKO, por gjyqtarja Ilirjana Olldashi, refuzoi kërkesën duke caktuar “arrest me burg”.

Familjarët e të ndjerit do t’i drejtohen me kallëzim penal prokurorëve të SPAK dhe gjykatësve që e mbajtën në burg.

Enver Sheshi, ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”

Sipas SPAK gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga disa shoqëri mes të cilave edhe  “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshin. 

Megjithatë Sheshi rezulton se ka kryer më parë dënimin për të njëjtën vepër penale. Ai u dënua me 6 vite burg në maj të vitit 2020, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me TVSH-n.

Ai u ri-arrestua nga SPAK për të njëjtën vepër penale, i cili u bazua "qorrazi" në akuzat publike të Monika Kryemadhit në shkurt të 2022-it.

Vdes në burg Enver Sheshi/ U ri-arrestua për evazion me


Video