Hodhi foshnjen e saj në lumë, ditën e krimit 32-vjeçarja shkoi për të tërhequr bonusin e bebes

7 January 2023, 17:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hodhi foshnjen e saj në lumë, ditën e krimit 32-vjeçarja
Hodhi foshnjen e saj në lumë, ditën e krimit 32-vjeçarja shkoi për të tërhequr bonusin e bebes

Orjana Gremi, 32 vjeç, i mori jetën bebes së saj vetëm pak ditë pasi e kishte sjellë në jetë në maternitetin e Shkodrës.

Orjana Gremi, e cila u vu në prangat e policisë këtë të shtunë, e mbështolli foshnjen e saj me batanije e plastmas dhe e hodhi në lumin Kir. Bebja kishte vetëm 5 ditë që kishte lindur.

E reja mësohet se po qëndronte tek daja e saj në Shkodrës, ndërsa momentalisht mbetet e paqartë atësia e fëmijët.

Mjeku i spitalit të Shkodrës, duke folur për gazetarët rrëfeu se 32-vjeçarja kishte refuzuar të regjistronte atësinë e fëmijës. Ajo u kishte kërkuar që ta dorëzonin djalin e porsalindur në Shtëpinë e Fëmijës, mirëpo më datë 4 janar, kur mjekët kryen procedurat, jo refuzoi. E mori beben dhe u largua, për ta lënë më pas në vendin e quajtur Postribë.

Për policinë ajo tha se e kreu veprimin pasi nuk kishte mundësi ta mbante. Autoritetet policore zbuluan se ditën e krimit, ajo shkoi në bankë me certifikatën e lindjes së foshnjes, pa atësi, për të tërhequr bonusin e bebes prej 40 mijë lekësh që jep shteti.

Gremi akuzohet për vrasje me dashje.

 


Video