Ditën e sotme është arrestuar, noterja e prangosur është Rezarta Koçi. 40 vjeçarja akuzohet për shpërdorim detyre.
Sipas policisë noterja gjatë ushtrimit të detyrës në vitin 2021 duke shpërdoruar detyrën ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Çështja është ende në hetim, “vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme” thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, makinës së saj të parkuar iu vendos tritol. Nga shpërthimi i makinës "Range Rover", i parkuar në Komunën e Parisit, pati vetëm dëme materiale, dhe nuk pati të lënduar.
Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noterja”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:
– R. K., 40 vjeçe, me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.