E rëndë në Berat, makina përplas për vdekje një 4-vjeçar

3 February 2022, 15:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Berat, makina përplas për vdekje një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit pasi, një 4-vjeça ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor pasditen e sotme në fshatin Samaticë.

Mësohet se 46-vjeçari me iniciale R.Gj. ka përplasur me makinë të miturin me iniciale G.O.

Si pasojë e përplasjes, i mituri nuk ka arritur të mbijetojë. Drejtuesi i mjetit është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video