Rama me avion drejt Kukësit, rihapen fluturimet në Aeroportin "Flatrat e Veriut"! Kryeministri: Ja kush janë 4 destinacionet e para

4 February 2022, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama me avion drejt Kukësit, rihapen fluturimet në Aeroportin

Kryeministri Rama ka bërë më dije se kompania WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Siç shihet dhe në pamjet e transmetuara në profilin e kryeministrit në facebook në Kukës kanë zbritur pasagjerët e parë, pas një kohe ku fluturimet nga ku Aeroport ishin të ‘ngrira’.

Postimi i Ramës

Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.


Video