I vidhte paratë në bankë klientit që ishte i burgosur, zbulohet avokati hajdut!

15 Tetor 2025, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Korçë

Policia e Korçës dhe specialistët e krimit ekonomik kanë nisur hetimet për një avokat, i cili dyshohet se vidhte në bankë paratë e një klienti të tij.

Kështu, janë referuar në prokurori materialet për avokatin A. L., 56 vjeç pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është në burg.

Mësohet se avokati, për të cilin ka një masë sigurie “Arrest në burg”, i merrte paratë duke përdorur prokurorën që ia ka marrë klientit duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.

 


Video