Aksident pranë Kuvendit, plagoset rëndë një këmbësor

15 Tetor 2025, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një automjet ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç, teksa po kalonte rrugën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur një ambulancë, e cila e ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës. Mjekët bëjnë me dije se ai po merr trajtimin e nevojshëm.

Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për të dhënë dëshminë e tij mbi rrethanat e aksidentit. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.


Video