Merr flakë një makinë në lëvizje në aksin Librazhd-Përrenjas

14 Tetor 2025, 23:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr flakë një makinë në lëvizje në aksin Librazhd-Përrenjas

Një automjet që lëvizte në aksin Librazhd–Përrenjas ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shuajnë flakët, duke shmangur përhapjen e zjarrit.

Dyshohet për një defekt në sistemin e gazit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet.


Video