Çfarë ndodhi në Kukës? Një granatë LODËR “ngriti në këmbë” autoritetet!

15 Tetor 2025, 10:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kukës

Një alarm për bombë në Kukës ka “ngritur në këmbë” autoritetet mëngjesin e sotëm.

Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pikasur një granatë ofensive.

Objekti u konstatua tek ‘Rruga e Turizmit’ rreth orës 06:35, por rezultoi të ishte një lodër.

"Rreth orës 06:35,  te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", tha policia në njoftimin paraprak. 

Policia rrethoi bulevardin e qytetit, ndërsa pas hetimeve u konstatua se granata ishte një lodër.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar si ka përfunduar lodra mbi stolin e shëtitores dhe nëse është lënë aty me qëllim apo rastësisht.


Video