SPAK ka reaguar pas akuzave të Erion Veliajt, se prokurori i çështje së tij, Olsi Dado, e ka ofenduar gjatë seancës duke e quajtur kryebashkiakun “ndyrësirë”.
SPAK ka publikuar procesverbalin teksa shton se as në audion e seancës nuk përfshihen fjalët që ka pretenduar Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj pretendoi se transkripti i publikuar prej tij është zbardhur nga audio e seancës.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo mësipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së”, njofton SPAK.