Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, GJKKO lë në fuqi arrestin në BURG për Safet e Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin!

24 Shkurt 2025, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Safet e Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Safet e Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Safet Bajri u arrestua pak ditë më parë pranë banesës së tij në Dobraç të Shkodrës dhe u soll në kryeqytet.

Ai figuronte edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat, ku flitej për krime të rënda, përfshi plane për vrasje.

Seanca për Bajrin dhe dy të tjerët u ndërpre fillimisht për arsye procedurale. Gjyqtarja Irena Gjoka do të verifikonte, si gjyqtare e gatshme, masën e dhënë në mungesë nga  gjyqtarja Etleva Deda, për shkak se kjo e fundit ndodhej jashtë vendit.

Por, mëngjesin e sotëm gjyqtarja Deda është paraqitur në punë dhe tashmë do të konsumohet procedura e rikalimit të akteve të dosjes në duart e saj. 

Sipas SPAK, motivi i vrasjes dyshohet ndër të tjera të jetë hakmarrja për vrasjen e Boran Bërçanës, i vrarë më 15 korrik 2018 bashkë me partneren e tij, Silvi Ndoci, pra një muaj para se të vritej Fatbardh Lici.

Nga hetimi ka rezultuar se Behar Bajri i faturonte Ibrahim Liçit vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Bërçana.


Video