Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-shefit të Policisë Kurbin, Dritan Metaj i arrestuar pak kohë më parë gjatë një megaoperacioni të SPAK për goditjen e një grupi kriminal.
Në kuadër të operacionit “Flakë në det”, Metaj u lëshuan urdhër arreste edhe për Gëzim Çelën, Arben Dalipaj, Roland Guxo. Megjithatë, Dalipaj dhe Duxo u shpallën në kërkim pasi rezultojnë jashtë vendit.
Për Metën dhe Çelën u zbuluan dhjetëra komunikime në celular, pas hetimeve që kishin nisur pas djegies së një veliere pranë Shëngjinit. Autorët dyshohet se i vunë zjarrin velierës teksa po shkëmbenin drogë në det, dhe pikasën se ishin në ndjekie nga policia.