EMRI/ Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë!

18 January 2024, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, arrestohet

Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion.

Dervish Hasi, 42 vjeç, ka shfrytëzuar për prostitucion të miturën për 2 vite me radhë.

Ai është arrestuar pas denoncimit në komisariatin e Policisë numër 1.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video