Gjykata e Strasburgut kundër SPAK për rastin e gazetarit, Elton Qyno.
Gjykata e Strasburgut, ndërmori një masë pezulluese duke detyruar prokurorinë e Posaçme SPAK të përmbahet dhe ndalojë kryerjen e çdo veprimi apo inspektimi, shpërndarje ose përpunimi gjyqësor të mëtejshëm të materialit të sekuestruar ndaj gazetarit, Elton Qyno.
Komuniteti i gjyqtarëve, shprehet se ndërkohë çështja e rastit Qyno është regjistruar pranë gjykatës së OKB-së dhe aktualisht është në shqyrtim nga ana e komitetit.
Vendimi i komunitetit është marrë ditën e djeshme në 17 janar 2024 në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa vendimi për pezullimin e çdo veprimi nga SPAK mbi pajisjet e gazetarit Qyno, u është shpërndarë palëve nga Ibrahim Salama, i cili është Shefi i Degës së Traktateve të Drejtave të Njeriut, pranë këtij Komiteti në selinë e OKB-së.
Njëherësh vendimi i Komitetit të të Drejtave të Njeriut pranë selisë së OKB-së, qartëson se rastin Qyno do e ndjekë në vijim duke lënë afate konkrete ndaj Shtetin Shqiptar, për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti të paprecedentë të ndodhur me gazetarin Shqiptar, Elton Qyno.