Lirohet nga burgu Valter Bami

18 January 2024, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga burgu Valter Bami
Valter Bami

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Valter Bamin, i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino.

Gjykata zbuti masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij në "arrest shtëpie" për shkak të kalimit të afatit 6 mujor të paraburgimit.

Bami ishte një nga personat e parë që u mor në pyetje pas atentatit, por nuk pati akuzë në lidhje me të.

Ai u prangos për akuzën e "armëmbajtjes pa leje", për shkak të një arme të gjetur në banesën e tij.


Video