Tërmeti i shkaktuar nga Vlora Hyseni, presidenti Begaj takon kreun e komanduar të SHISH, ministrin Demo dhe drejtorin e policisë

24 September 2026, 13:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti i shkaktuar nga Vlora Hyseni, presidenti Begaj takon kreun e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Sipas njoftimit të presidencës, “në këto takime, presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”.

Situata politike e krijuar në vend pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate në lidhje me sigurinë kombëtare.


Video