Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin

24 September 2026, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi (foto ilustruese)

Shtyhet sërish seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina Palloj.

Në seancë të pranishëm si publik ishin avokatët e Metës dhe Kryemadhit. Kryesuesi i trupit gjykues Erjon Bani kërkoi nga avokati i Ilir Metës Bujar Musta, të deklaronte arsyen përse nuk donte të përfaqësonte klientin, ndërsa qëndronte në sallë.

Musta tha para gjykatës se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjes e licencës nëse thyen bojkotin.

Bani i bëri me dije se po cënohet administrimi i drejtësisë dhe kjo përbën vepër penale, sipas nenit 264 të Kodit Penal, “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”.

Ndërkohë Meta tha se kjo situatë po cënon interesat e tij për proces gjyqsor dhe se avokati është në pozitë për shkak të licensës.


Video