Pasi shkarkoi Vlora Hysenin, Rama mblodhi urgjentisht qeverinë online, gazetari jep detaje nëse Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH

23 September 2026, 23:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasi shkarkoi Vlora Hysenin, Rama mblodhi urgjentisht qeverinë online,
Edi Rama dhe Vlora Hyseni

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, është shprehur sot në Top Story se SPAK nuk do ta vërtetojë asnjëherë nëse Ergys Agasi ka qenë bashkëpunëtor i SHISH.

Sipas tij, edhe nëse SPAK troket në derën e SHISH për të siguruar këtë informacion, nuk mund ta marri pasi nuk e lejon ligji.

“Ky zhvillim e ka shqetësuar maxhorancën. Pas shkarkimit të Hysenit, Rama dje ka zhvilluar një mbledhje online me të gjithë ministrat, ku ka kërkuar më shumë vigjilencë me AKSHI-n dhe dokumentacionin.

Ka disa të panjohura, sidomos në dokumentin 9 faqe që u gjet te makina e Agasit. Nuk e dimë të gjithë dosjen. Mendoj që në këtë moment zonja Hyseni ka gabuar, ajo nuk duhet të tregonte nëse Agasi ka qenë bashkëpunëtor i SHISH-it apo jo, sepse bashkëpunëtorët janë nën sekret shtetëror. Atë e di vetëm ai që e ka rekrutuar dhe shefja e shërbimit. Ajo e ka përdorur këtë për të mbrojtur veten.

Ajo ka treguar që Agasi është bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Nuk duhet ta tregonte. Prokurorët e SPAK-ut nuk do arrijnë dot të vërtetojnë nëse Agasi ishte bashkëpunëtor, pasi ia ndalon ligji, nëse ata do trokasin te dera e shërbimit për dosjen e Agasit, nuk do ia japin, nuk do merret vesh ndonjëherë”, u shpreh Veliu.

 

 


Video