Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
I plagosuri i identifikuar si Kreshnik Cara, 49 vjeç ka marrë një goditje në pjesën e barkut.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime bëjnë me dije se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes. Edhe pse iku nga vendi i ngjarjes, arratia nuk zgjati shumë pasi u prangos nga policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të plagosjes