Në ditën e 116-të të protestës kundër qeverisë, aktivistja Luçiana Koka tha se SPAK ka nisur hetimet për resortin e parashikuar për tu ndërtuar në zonën e Rrjollit.
Ajo e cilësoi këtë si një zhvillim pozitiv, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme do të hetojë mungesën e parave në bashkinë e Shkodrës.
“Rrjolli ka lajm të mirë. SPAK do hetojë mungesën e parave në arkën e Bashkisë së Shkodrës. Është një resort që do ndërtohet në një tokë të grabitur. Këto vjedhin edhe taksat. Është fitore e jona që SPAK të hetojë taksat e papaguara nga një kompani në Bashkinë Shkodër”, tha aktivistja.
Sipas saj, ky zhvillim i SPAK është një fitore e protestës së qytetareve:
“Kjo protestë do e rreshtojë si fitore të saj dhe këtë. Këta janë hajdutë e grabitës. E di se ne nuk jemi vetëm, ka shumë shqiptarë që nuk gjejnë drejtësi në këtë vend, sepse në zyrat kryesore janë shërbëtorë të regjimit për të vjedhur mbi kurrizin e shqiptarëve”.