Gjenden pas dy orësh kërkime 6 turistë të humbur në malet e Moglicës

22 September 2023, 19:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjenden pas dy orësh kërkime 6 turistë të humbur në
Moglica në hartë / Google

Një grup turistësh francezë janë gjetur pasi humbën në zonën mes Moglicës dhe Qafës së Gjarprit në Korçë.

Grupi prej 6 turistësh francezë ishte duke eksploruar zonën në pyjet e Dusharit me biçikleta dhe motorë kur humbën rrugën dhe mbetën të izoluar për gati dy orë.

Në kërkim të tyre janë angazhuar banorët e zonës që njohin rrugët dhe kanë arritur t’i gjejnë teksa i kanë shoqëruar pranë fshatit.

Turistët janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të transportohen drejt qytetit të Korçës.


Video