Video shokuese / Adoleshentet thithin tullumbacen me oksid azoti, njëra shembet në tokë

22 September 2023, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video shokuese / Adoleshentet thithin tullumbacen me oksid azoti, njëra
Të miturat thithin oksid azoti

Përditësim: Pamjet e shpërndara në mediet në vend, nuk janë në Tiranë, por pas verifikimeve ka rezultuar se janë filmuar në Bullgari.

Një video e cila po bëhet virale orët e fundit, tregon disa vajza minorene të cilat po konsumojnë tullumbace me oksid azoti. Kjo lloj substance po bëhet gjithnjë e më shumë problem kohët e fundit në kryeqytet, ku të rinjtë po e konsumojmë pa kontroll.

Në pamjet e publikuara nga JOQ, shikohen vajzat në Tiranë, të moshave jo më shumë se 14-15 vjeç të cilat po marrin “tullumbacen drogë”, ku njëra prej tyre bie në tokë si pasojë e substancës së fortë që përmban ky lloj gazi.

Mjeku toksikolog, Alert Drishti shpjegoi disa ditë më parë efektet e substanca të reja të cilat janë futur kohët e fundit në Tiranë, ku mes tyre janë edhe tullumbacet me oksid azoti.

Drishti shpjegon se oksidi i azotit nuk klasifikohet si drogë, por si një përbërje e dëmshme për shëndetin dhe dëmton mushkëritë, trurin dhe zemrën. Doktori paralajmëron se ky lloj gazi mund të çojë deri në vdekjen e përdoruesit.

Sipas tij, të substancat e gazta shkëpusin oksigjenin nga gjaku dhe truri nuk furnizohet me oksigjen, por me substancën që merret duke dëmtuar rruazat e kuqe të gjakut dhe trurin.


Video