EMRAT / Tre shqiptarë të arrestuar në Skoci me 225 mijë paund kokainë

22 September 2023, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT / Tre shqiptarë të arrestuar në Skoci me 225 mijë
Operacioni Skoci

Tetë persona, mes të cilëve tre shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni në Edinburg, Skoci dhe Londër, Angli.

Të arrestuarit e moshës nga 20 deri në 41 vjeç, shtetas rumunë, bullgarë dhe shqiptarë, jetonin të gjithë në banesa sociale, por shisnin drogë në Skocinëi dhe më gjerë. Operacioni u koordinua nga Londra dhe 8 kontrolle u kryen në Edinburg, Skoci dhe 2 kontrolle në Londër, Angli.

Pas kontrolleve, policia sekuestroi kokainë me vlerë 225,000 paund dhe 30,000 paund në para cash.

Tetë të dyshuarit u vunë në pranga dhe u dërguan para gjyqtarëve në Gjykatën Sherif të Edinburgut. Ata akuzohen për krime të ndryshme të trafikut të drogës dhe emigracionit.

Shqiptarët e arrestuar janë Hamit Morina 28 vjeç, Indrit Gaxha 23 vjeç, me pasaportë bullgare dhe Floriand Omeri, 33 vjeç.


Video