Spiropali rishpall tenderin e Inteligjencës Artificiale, tenderi...
15 Janar, 21:58Fokus
Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës gjatë protestës me katër të vrarë në 21 Janar 2011 është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Hetimin për 21 Janarin e ka marrë tashmë në dorë SPAK, ndërsa vetëm një ditë më parë janë marrë në pyetje xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, një prej protestuesve të vrarë.
Më herët në media kanë qarkulluar zëra se Prendi mund të kthehet në një të penduar të drejtësisë, megjithatë vlen të theksohet se ai vazhdimisht ka mohuar të ketë dhënë urdhër për vrasjen e protestuesve, duke thënë se ata ishin qëlluar nga prumba rikoshetë.