Aksidenti në Vlorë, shoferi 75-vjeçar nga Maqedonia përplas dy fëmijë të mitur në vijat e bardha

23 Korrik 2024, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lungomare, Vlorë

Dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, janë aksidentuar sot në vijat e bardha në Lungomaren e Vlorës, teksa po tentonin që të kalonin rrugën.

Policia bën me dije se ata janë aksidentuar nga një shofer 75-vjeçar, banues në Maqedoni.

Fëmijët për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

"Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip "Alfa Romeo", ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin", njofton policia.


Video