Policia zbulon 10 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, shkon në mbi 220 mijë totali i bimëve të shkatërruara

23 Korrik 2024, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese / Parcela me kanabis në Shkodër

Gjatë ditës së sotme janë gjetur 10 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, të cilat më pas janë asgjësuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, në terren kanë qenë 18 grupe policore.

Në terren ka qenë edhe helikopteri i cili ka vëzhguar nga lart zonat e thella malore.

Që nga janari i këtij viti e deri më tani janë asgjësuar 224,500 bimë dhe fidanë kannabis sativa, në 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Video