Goma e kamionit bëhet shkak i një aksidenti në rrugën Lushnje-Berat, 13-vjeçari në gjendje të rëndë

7 March 2024, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goma e kamionit bëhet shkak i një aksidenti në rrugën
Pamje nga aksidenti

Një kamion dhe një “Benz” janë përfshirë në aksident të rëndë mbrëmjen e sotme në rrugën Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Mësohet se kamioni ishte ndalur në rrugë pasi i ishte shpuar goma dhe në ato momente, “Benzi” që ka qenë duke udhëtuar në atë rrugë ka frenuar, por kjo nuk e ka shmangur përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Në makinë ndodheshin 3 persona të së njëjtës familje. Për pasojë kanë pësuar lëndime mamaja dhe djali i mitur 13-vjeçar. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjës, ndërsa sipas raportimeve paraprake, i mitur paraqitet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video