Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia pasi u kap duke transportuar drogë me makinë.
26-vjeçari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri.
Shqiptari nuk iu bind urdhrit të policëve për të ndaluar. Sapo ata ju afruan, shqiptari i dha gaz në tentativë për t’u larguar.
Përpara rruga ishte e bllokuar nga makina të tjera, e në rrethana të tilla lëvizi mbrapsht duke goditur edhe motorin e policisë. Dy efektivët nuk pësuan lëndime serioze.
Βίντεο ντοκουμέντο από την άγρια καταδίωξη στη Λιοσίων pic.twitter.com/ZkkieXq6vT
— flash.gr (@Flashgr_) March 7, 2024
26-vjeçari arriti të largohej, por u arrestua pak minuta më vonë dhe u vu në pranga.
Në bagazhin e makinës u gjetën 10 kg kanabis i papërpunuar.
Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në Athinë rreth orës 12:00 sipas kohës lokale.