Gjendet e vdekur brenda hotelit turistja polake në Kavajë

23 September 2022, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet e vdekur brenda hotelit turistja polake në Kavajë
Foto ilustruese

Një turiste polake ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Kavajë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtëtësja polake M.G, 48 vjeç, e cika ishte akomoduar në një nga hotelet e Kavajës ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.09.2022, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë, shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video