Gazetarja zbulon detaje nga hetimi: Sadikajt iu vu gjysmë kg C4. Cila është pista më e fortë

13 June 2022, 21:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarja zbulon detaje nga hetimi: Sadikajt iu vu gjysmë kg C4. Cila
Vrasja e Aleksandër Sadikajt

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja nga dosja për vrasjen e Aleksandër Sadikajt. Ajo tha se hetuesit dyshojnë se ka qenë një sasi e konsiderueshme, rreth 50 gram lëndë eksplozive C4 e vendosur në makinën e Aleksandër Sadikajt.

“Kjo është një ngjarje që ka kthyer frikë dhe terror. Nga 2013 ishin bërë më të rralla shpërthimet me eksploziv. Në 2013-2014 ishte banda e Julian Sinanaj që mori përsipër disa shpërthime dhe më pas u pendua. Kemi pasur më pas raste sporadike. Më i rëndi ai i gjyqtarit Ikonomi në 2009. Një ngjarje që tenton të përçojë mesazhe, të mbjellë frikë dhe terror. Në këtë aspekt ekzekutorët ia kanë dalë sepse edhe sot në vend janë gjurmët e krimit.

Aleksandër Sadikaj ka dalë në orën 13:20 nga banesa e tij që kishte në Saukun e vjetër, jetonte prej rreth 1 viti me bashkëjetuesen e tij, e cila ka rrëfyer detaje nga dita e fundit. Nga dalja nga shtëpia deri te shpërthimi kanë kaluar 15 minuta e 30 sekonda. Hetuesit dyshojnë se ishte vendosur afro gjysmë kg C4 në makinën me targa AB 077PO, nisur nga përmasat e shpërthimit. Për fat të mirë nuk ka pasur distancë të afërt dhe një automjet që ka qenë disi larg, ka pasur dëmtime të lehta.

Ekzekutorët e kanë ndjekur dhe kanë zgjedhur momentin kur rruga ngushtohet dhe s’mund të futen shumë makina. Nga grupi hetimor janë duke parë të gjitha kamerat e sigurisë dhe qelizat e telefonit. Sadikaj, tre ditë para ngjarjes ka qenë në Memaliaj sipas bashkëjetueses. Në datë 8 kishte qenë në Memaliaj ku kishte një fermë, në datë 9 kanë ardhur në Tiranë, kanë darkuar në një lokal afër komunës së Parisit dhe shpjegon se ka parë në parkim kapakun e serbatorit të hapur, por i riu nuk i kishte kushtuar rëndësi.

Të nesërmen vijoi jetën normalisht. Vajza shpjegon më pas dhe faktin se ai nuk ruhet, se bizneset po i ecnin shumë mirë dhe se ishte i lumtur. Tregon më pas dhe momentin tragjik kur ka marrë vesh lajmin. Kur një nga miqtë e Aleksandrit e kishte telefonuar.

Janë pyetur shumë persona. Do të jetë një ngjarje e vështirë për t’u zbardhur sepse shpërthime me eksploziv janë ngjarje që shkatërrojnë prova. Të tre celularët e viktimës të shkrumbuar, është dëmtuar dhe pistoleta. Tre pista kryesore, njëra trafiku i kokainës. Sadikaj kishte njohje të forta me personazhe të botës së krimit në Holandë….

Dhe një për borxhet, por hetuesit nuk besojnë se është pista më e fortë e mundshme.

Ne sot duhet të diskutojmë pse Shqipëria ka ardhur në këtë pikë. Shpesh ne kapemi me detajet, por nuk shkojmë më tej për të zbuluar a ka një mënyrë për t’i parandaluar ngjarje të tilla, për personazhe me rekorde. A ka një strategji?

Është ngjarja e katërt në Tiranë në pak muaj që është pa autorë. E vetmja e shpresë janë qelizat e telefonit të autorëve të dyshuar, ose mundësia që të kenë bërë ndonjë gabim gjatë vendosjes së eksplozivit”, tha Lala në emisionin “Open”.


Video