Karamuço flet nga Belgjika për atentatin ndaj Hasanbelliut: Autorët e pamaskuar janë filmuar nga kamerat, si është gjendja e tij

13 June 2022, 20:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Karamuço flet nga Belgjika për atentatin ndaj Hasanbelliut:
Erion Hasanbelliu dhe Ervin Karamuço

Kriminologu Ervin Karamuço ka folur që nga Belgjika në lidhje me atentatin ndaj Erion Hasanbelliut i cili u qëllua me 6 plumba pas shpine përballë një hoteli në Bruksel mbrëmjen e 11 qershorit.

Sipas tij, mediat belge e kanë cilësuar si plagosje për gjakmarrje dhe jo hakmarrje, teksa shton se ato kanë gazetarë kronike që merren vetëm me krimet e shqiptarëve.

“Gjatë kësaj kohe jam njohur këtu përmes mediave belge. Mediat belge kanë gazetarë kronike që merren vetëm me ngjarjet e shqiptarëve. Kam lexuar sagën e shumë e shumë vrasjeve. Ata e kanë cilësuar plagosje për shkak të gjakmarrjes. Nuk e lidhin me hakmarrjen, por gjakmarrjen. Ka një histori prej 2 vitesh. Nga ajo që kam vënë re këto 2 ditë është se fajësojnë drejtësinë shqiptare. I hyjnë pastaj  të gjatë për gjakmarrjen dhe kanunin. Kur vjen puna te shqiptarët shikohen si shumë të ashpër gjakatarë, dhe bëjmë akte në rrugë pa pasur parasysh pasojat” shprehet Karamuço për Abc.

Duke iu referuar mediave belge, Karamuço tha se autorët kanë qenë dy dhe të pa maskuar, ndaj janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Për Erion Hasanbelliun ai tregon se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

“Autorët kanë qenë 2, të pamaskuar. Sipas mediave belge ka të dhëna që i konfirmojnë autorët dhe identitetin e tyre. Hasanbelliu është në gjendje kritike i ka mbijetuar për shkak të mbërritjes së shpejtë të ambulancës. Është gjendje shumë e rrezikshme për jetën” tregon Karamuço.


Video