
Kanë dalë emrat dhe fotot e autorit dhe viktimës së ngjarjes së rëndë që tronditi Prishtinën mbrëmjen e sotme.
35-vjeçarja Hamide Magashi u ekzekutua me armë zjarri para maternitetit të Qendrën Klinike Universitare nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, teksa ishte në javën e 41 të shtatzënisë dhe ndodhej e shtrirë në këtë klinikë, duke pritur për të lindur.
Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin. Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën. Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës.
Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se Hamide Magashi kishte dalë për të blerë ushqime për t'i konsumuar dhe më pas po qendronte e ulur në një stol para maternitetit. Në këtë moment, ajo është ekzekutuar me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas dëshmitarëve, Sokol Halili e ka qëlluar fillimisht me një plumb 35-vjeçaren dhe pasi gruaja është rrëzuar, ai e ka qëlluar edhe disa herë të tjera. Në foto-galerinë e mëposhtme është Hamide Magashi dhe Sokol Halili.