Një aksidentale, tjetra hidhet vetë/ Vdesin dy të moshuara në Korçë dhe Tiranë pas rënies nga lartësia

30 November 2022, 17:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një aksidentale, tjetra hidhet vetë/ Vdesin dy të moshuara
Foto ilustruese

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë dhe Korçë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në zonën e Unazës së Re, një e moshuar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është shtetasja B. B., 85 vjeçe, ku nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë për të ndërmarrë aktin e rëndë.

Po ashtu, edhe në Korç, pasditen e sotme ka ndërruar jetë një e moshuar tragjikisht.

Burime zyrtare bëjnë me dije është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1 të qytetit juglindor

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve të rënda.


Video