Pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga italia drejt Shqipërisë 51-vjeçari (Emri)

30 November 2022, 15:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga italia drejt
Në foto: Gentian Deda

Gentian Deda është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi u kap më 11 shkurt të këtij viti në Durrës si pjesë e një grupi kriminal.

51-vjeçari u arrestua nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë nga ku u dënua nga gjykata e Milanos me 11 vite e 8 muaj e 15 ditë burg për trafik droge.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit asokohe. 

Njoftim

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.


Video