Ndahet nga jeta vajza e 'Mitrush Kutelit' (Emri)

30 November 2022, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndahet nga jeta vajza e 'Mitrush Kutelit' (Emri)

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija, Atalanta Pasko e bija e Dhimitër Paskos, i njohur më shumë me emrin e letrave Mitrush Kuteli. Redaktorja e filmave është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kush ishte Atalanta Pasko

Ajo ka lindur më 23 Prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ai nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazh. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut.

Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethmi”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, etj.

 


Video