EMRI/ Rrihet keq drejtori i Ballukut në Lezhë, transportohet me urgjencë drejt Traumës

30 November 2022, 20:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Rrihet keq drejtori i Ballukut në Lezhë, transportohet me
Foto ilustruese

Disa persona ende të paidentifikuar ka dhunuar mbrëmjen e sotme drejtorin e OSHEE në Lezhë, Edmir Perndreca, 43-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shënkollit.

Burime bëjnë me dije se Perndreca është gjetur brenda në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit. Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Edmir Perndreca mban prej me shume se 1 viti poston e drejtuesit të OSHEE.


Video