Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Fierit i referohet materialeve të publikuara nga Vox News dhe Piranjat

18 Prill 2025, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Voxnews / Prokuroria Fier / Kamera e fshehte Piranja

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet pas denoncimit mediatik ku ngriheshin dyshime se administrata e Fierit ishte detyruar të merrte pjesë në mitingun e Partisë Socialiste në Tiranë.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se indicia për nisjen e hetimeve është marrë nga lajmi i publikuar në Voxnews.al, për një kamera të fshehtë të realizuar gjatë mitingut të Partisë Socialiste në Tiranë, e ku ishin sjellë - dyshohet me detyrim - dhjetra punonjës të administratës së Fierit.

Sipas procedurës, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve origjinale, të cilat janë realizuar nga emisioni investigativ “Piranjat”.

Voxnews.al ndjek me vëmendje zhvillimet në fushatën zgjedhore dhe raporton në kohë reale për çdo akuzë, dyshim apo aludim për shitblerje vote dhe krime të tjera zgjedhore.

Ky është procedimi i dytë që nis nga Prokuroria e Fierit për krime zgjedhore në këtë qark, pas atij të një të riu që dyshohet se i kishte ofruar një personi 500 euro në këmbim të votës.

Një tjetër procedim ka nisur në Fier për të afërmit e kandidatit për deputet Agron Kapllanaj, por nuk dihet nëse ka të bëjë apo jo me krim zgjedhor.

Kujtojmë se hetimet për krime zgjedhore, ndonëse regjistrohen në prokuroritë e qarqeve ku ndodh krimi, i kalojnë SPAK-ut për kompetencë.

Njoftimi i prokurorisë për nisjen e hetimeve referuar lajmit në Voxnews.al:

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Fierit i referohet materialeve të publikuara

Video