Vrasja e Ilaria Sulës, zbardhet dëshmia e nënës së Mark Samson: Dukej si një demon, pata frikë se...

18 Prill 2025, 18:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mark Samson, e ema dhe Ilaria Sula

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj filipinas Mark Antony Samson.

Nëna e autorit, Nors Man Lapaz ka thënë para prokurorëve pasi kishte kryer krimin, djali kishte shkuar tek ajo tepër i frikësuar, madje ajo thotë se “ai ishte bërë si një demon”.

“Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte e tij. Ai ishte skuqur, dridhej fort, i frikshëm, më tha “nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…”. E tha si të ishte një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua”, tregoi nënë e tij para prokurorëve më 7 prill, por që dëshmia e saj është zbardhur sot nga mediat italiane.

Nëna e Markut po ashtu po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Ajo gjithashtu tregon se djali i kishte thënë se “nëse nuk do ta kishte vrarë ai Ilaria Sulën, dikush tjetër do ta vriste Markun”.

“I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe tha ‘mami…mami!! I thashë “dashuri, çfarë ke bërë?” Dhe ai më tha në filipinisht ‘po të mos e kisha bërë, do të më kishin vrarë’ si për të thënë që nëse ajo nuk do të vdiste, ai do të kishte vdekur”, ka treguar gruaja para prokurorëve.


Video