Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Vetëm një ditë pas vizitës së kreut të SPAK, Altin Dumani në Fier, ku diskutoi me prokurorët e qytetit për hetimin e krimeve zgjedhore, një skandal është bërë publik.
Sipas një kamere të fshetë nga emisioni “Piranja”, punonjës të administratës në Fier janë detyruar të marrin pjesë në mitingun e hapjes së fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë.
Ata janë filmuar duke u shprehur se vijnë nga Bashkia e Fierit apo institucione të tjera, dhe se zyrtarë aty i kanë detyruar për pjesëmarrjen. Në video shihen teksa mbushen autobusët, ndërsa disa persona bëjnë apelin se kush është i pranishëm e kush jo.
VIDEO: