Aksident në Mamurras- Laç, plagosen dy 17 vjeçarë, nisen me urgjencë drejt 'Traumës'

12 April 2025, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Mamurras- Laç, plagosen dy 17 vjeçarë, nisen
Aksidenti në Mamurras-Laç

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras- Laç, me pasojë plagosjen e dy 17-vjeçarëve nga fshati Gjorem.

Automjeti tip "Benz" ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë se Kurbinit drejtuesi i autoveturës ishte pa leje drejtimi.


Video