
5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Ame...
23 Qershor, 23:51Fokus
Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, nga një atentat në afërsi të Lundrës, në Tiranë.
17-vjeçari ndodhet në spital me parametra të qëndruesme ndërsa raportohet se ai do të dërgohet për mjekim më të specializuar në Romë, Itali.
I mituri mbeti i plagosur pasi po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij. Fatmirësisht ai arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri të cilat u hodhën me breshëri drejt mjetit “G-Class” me të cilën po udhëtonte.
Nga atentati në të cilin dyshohet se u gabua shënjestra, mbetën të plagosur 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, vëllai i tij 11-vjeçar dhe 19-vjeçari Kian Mullaj.